Fluks në doganën e Kakavijës, ja sa shtetas kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit

Fluks në doganën e Kakavijës, ja sa shtetas kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit

Në pikën kufitare të Kakavijës po vijon fluksi i hyrje-daljeve nga qytetarët. Fluksi është krijuar kryesisht nga lëvizjet e emigrantëve shqiptarë që rikthehen në vendet ku banojnë, pas përfundimit të pushimeve të verës. Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 12284 shtetas në hyrje-dalje të territorit shqiptar. Pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 4 sportele në hyrje dhe 1 në dalje.