Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbje e madhe për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj
Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë. Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Rustemi shprehet se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, ka luftuar me forcë dhe dinjitet për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën deri në momentet e fundit të jetës. “Me zemër të thyer ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm të bashkëshortit tim, babait të dy fëmijëve tanë, që ende të vegjël besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë,” shkruan psikologia. Rustemi e përshkruan bashkëshortin e saj si një njeri me forcë karakteri, shpirt sipërmarrës dhe...