Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës, Rama: Po rilind për t’i shërbyer…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamjet nga rikonstruktimi i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Teksa në pamje duket procesi i rikonstruktimit, Rama shkruan se ky spital do t’i shërbej jo vetëm banorëve të zonës, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë. “Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’i shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë”, shkruan Rama në postimin e tij.