“Porta mund të mbyllet nëse…”, Rama: BE, mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet

“Porta mund të mbyllet nëse…”, Rama: BE, mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, foli sërish për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar se BE “është mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet”. “Futja në BE është proces që sot është shumë konkret dhe për herë të parë qysh se ne kemi dalë nga errësira e komunizmit, ka një përputhshmëri të plotë midis dëshirës tonë për të hyrë në BE dhe të tyres për të na marrë. Në procesin e integrimit të vendeve ish-komuniste në BE ka pasur momente që dera është hapur dhe është mbyllur për arsye të politikës së brendshme të BE. Nga ana tjetër, jemi në një moment ku dera është hapur për ne dhe Malin e Zi. Ç’do të thotë dera është e hapur...