Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ I riu me monopatinë përplaset me automjetin, ndodhet në gjendje…
Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit, ku një i ri që drejtonte një monopatinë u përplas me një automjet tip BMW. Sipas informacioneve paraprake, monopatina ishte duke lëvizur në drejtim të kryqëzimit kur ndodhi përplasja me automjetin që ishte duke hyrë nga rruga kryesore. Si pasojë e goditjes, drejtuesi i monopatinës ka pësuar dëmtime në krah dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e rrethanave. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit BMW ka deklaruar se ishte monopatina ajo që e goditi automjetin. Ngjarja ka rindezur shqetësimet...