Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit: 10 vatra zjarri aktive, situata…
Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve. Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në: Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec. Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës. Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier. Në pyllin e...