Artistët e Cirkut Kombëtar të Shqipërisë performuan për herë të parë në Wetzikon të Zyrihut, në kuadër të Festivalit “Farbifestival”, duke dhuruar emocione, pasuri kulturore dhe argëtim për të gjitha moshat.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau foto nga ky event dhe theksoi se “trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e Faerbi Festival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor që mahniti publikun”.Mbrëmjet u moderuan nga Shqipe Sylejmani dhe Marguerite Meyer, ndërsa në sallë ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës.Ministri Gonxhja nënvizoi se ky është vetëm fillimi, dhe kalendari kulturor i Cirkut Kombëtar do të pasurohet me më shumë evente ndërkombëtare, krahas turneve në qytetet e Shqipërisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Artistët e Cirkut Kombëtar të Shqipërisë performuan për herë të parë në Wetzikon të Zyrihut, në kuadër të Festivalit “Farbifestival”, duke dhuruar emocione, pasuri kulturore dhe argëtim për të gjitha moshat.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau foto nga ky event dhe theksoi se “trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e Faerbi Festival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor që mahniti publikun”.Mbrëmjet u moderuan nga Shqipe Sylejmani dhe Marguerite Meyer, ndërsa në sallë ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës.Ministri Gonxhja nënvizoi se ky është vetëm fillimi, dhe kalendari kulturor i Cirkut Kombëtar do të pasurohet me më shumë evente ndërkombëtare, krahas turneve në qytetet e Shqipërisë.
Artistët e Cirkut Kombëtar mahnisin publikun në Festivalin e Zyrihut
