Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Profil/ Me origjinë nga Zagoria, kush ishte Artur Zheji, djali i eruditit të shquar Petro Zheji dhe aktores Besa Imami
Gazetaria shqiptare ka humbur një nga personalitetet e saj më të shquara. Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Artur Zheji, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63-vjeçare. Humbja e tij e papritur ka ndodhur në Sarandë, ndërsa ai ishte duke drekuar me familjen. Rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës është njoftuar nga familjarët për një problem shëndetësor që kishte shfaqur gazetari. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit. Një karrierë e pasur në shërbim të medias Artur Zheji njihej si një nga penat më të spikatura të gazetarisë shqiptare, i specializuar në analizë dhe opinion. Me një veprimtari të pasur, ai shërbeu në...