Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në regjim të ashpër 41-bis: Të lejohej të hante darkë pas orës 22:00. Kërkesa e tij u motivua thjesht me fjalët: “Sepse kështu jam mësuar”. Por Gjykata e Kasacionit e refuzoi kërkesën, duke theksuar se rregullat e regjimit të 41-bis janë të rrepta dhe nuk lejojnë përjashtime, madje as për ushqim të preferuar. Sipas rregullores, pajisjet për gatim në qelitë e posaçme fiken në orën 20:00. 53 vjeçari Piromalli kishte kërkuar të përgatiste pjata tradicionale, duke u mbështetur në të drejtën për “ushqim të përshtatshëm për kushtet personale”. Por drejtësia italiane nuk lejoi asnjë përjashtim. Rasti rikujton skandale të mëparshme si ai...