Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare, gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji
Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë sot nga jeta. Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.