Nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak te Tiranes, Dorian Teliti ,kërkon zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.
Ne nje deklarate per shtyp, Teliti tha:
“Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci. Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë: zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe. Pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje! “
Sipas Telitit, Bashkia e Tiranës prej arrestimit të Erion Veliaj, ka shënuar një regres me kryebashkiaken e komanduar, ndaj dhe zgjidhja e vetme është vetëm vota.
“Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca. Bashkia e Tiranës po përballet tani me një krizë të rëndë të qeverisjes së saj financiare dhe buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve.”
“Zgjedhje të reja në Tiranë”, PD: Bashkia po keqmenaxhohet nga drejtuesit e komanduar!
