Sytë gjithë ditën në ekran? Pesë këshilla të thjeshta për t’i mbrojtur

Sytë gjithë ditën në ekran? Pesë këshilla të thjeshta për t’i mbrojtur

Ekranet janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Nga email-et në laptop deri te rrjetet sociale në telefon, të rriturit kalojnë mesatarisht mbi gjashtë orë në ditë përpara ekraneve, rreth një e treta e kohës që jemi zgjuar.Kalimi drejt punës në distancë e ka përkeqësuar këtë fenomen. Takimet në Zoom, mesazhet në Slack apo dokumentet në Google nuk i japin syve asnjë pushim.Sipas optometristes Shahina Pardhan nga Universiteti Anglia Ruskin në Mbretërinë e Bashkuar, problemi kryesor është lodhja e muskujve të syrit.“Kur shikoni nga afër një ekran, si ai i telefonit, sytë duhet të fokusojnë në atë distancë të shkurtër. Kjo kërkon punë nga muskuj të veçantë në sy,” shpjegon ajo. Me kalimin e moshës, këta muskuj lodhen më lehtë dhe shfaqen...