Edmond Tupja: Pas vdekjes sonë përherë shi do të bjerë

Kur bie shi në rrugën me rrudhaNë ballkon del ti dhe shiun shijon,Por neve në shpirt dhimbja na jehonMes frikërash sterrë e të paudha.Është ajo dhimbje që thellë na gërmonSa herë në sytë të shfaqet flurudhaE ankthit që për ty do të dalë nga guvaDitëve me shi, pa ne, në ballkon.Me këtë mendim të ngulmët nis udhaE vuajtjes pa fund që na bren tek ngulmonPër të na rikujtuar se pas vdekjes sonëPërherë shi do të bjerë në rrugën me rrudha.

*Titulli i orgjinalit: “Pa ne”

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: CA PIKA SHI…

Ca pika shiu ranë mbi qelq.Për ty unë befas ndjeva mall.Jetojmë të dy në një qytet,Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshmeSi erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.Qiejt e ngrysur pa lejlekëDhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e HeraklititSeç m’u kujtua sot për dreq:“Të zgjuarit janë bashkë në botë,Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…Ca pika shiu ranë mbi qelqDhe unë për ty seç ndjeva mall.

ObserverKult

LEXO EDHE: ISMAIL KADARE: A I ËSHTË DASHUR LETËRSIA NJERËZIMIT?

A i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje që të kujtonim autorët e dobët të TV-it, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë.

Dihet që ka pasur dy lobe të kundërta: pro dhe kundër letërsisë.

Letërsia, pra, ka lindur bashkë me një mohim, me një pengesë. Sado që në pamjen e parë të duket si e habitshme, po të mendohemi pak, do të vijmë në përfundimin se ky negacion i shkon letërsisë, madje fare natyrshëm.

Negacioni dhe letërsia janë të së njëjtës racë. Shkurt, më shumë se nga engjëlli, letërsia duket si e prirë nga djalli.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *