Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
AKU Shkodër bllokon 3 ton fruta- perime jashtë kushteve të ruajtjes, vendosen 8 gjoba për shkelësit…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë, ka zhvilluar një aksion kontrolli në tregun e produkteve ushqimore mëngjesin e kësaj të shtune. Gjatë verifikimeve mësohet se u konstatuan shkelje të rënda në standardet e sigurisë ushqimore dhe në dokumentacionin tatimor. Si rezultat, u vendosën 8 gjoba administrative, ndërsa rreth 3 mijë kilogramë fruta e perime u bllokuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të origjinës dhe kushteve të ruajtjes! AKU njoftoi se kontrollet do të vijojnë me intensitet, për të garantuar sigurinë e konsumatorit dhe për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas...