Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme, në zonën e Kombinatit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një makine. Atje lëviznin dy persona, shoferi 38-vjeçar dhe një pasagjer. Si autorë të ngjarjes janë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar që ka shtënë me kallashnikov dhe një 30-vjeçar që i jepte makinës në momentin e ngjarjes. Ndërkohë janë proceduar penalisht dy personat në makinën ndaj të cilës u qëllua me armë dhe dy persona të tjerë, të cilët sipas policisë janë konfliktuar fillimisht fizikisht me dy autorët. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit...