Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dita e Abaz Aliut në Malin e Tomorrit, bektashinjtë ndezin qirinj dhe bëjnë kurban
Ashtu si çdo vit, festa Abaz Aliut ka mbledhur këtë të premte mijëra pelegrinë në Teqenë e Kulmakut që ndodhet në Malin e Tomorit, në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit. Bektashnjtë iu drejtuan vendit që e cilësojnë të shenjte ashtu siç është bërë tashmë traditë, ndonëse këtë vit jo shumë të favorizuar për shkak të stuhive dhe kushteve atmosferike. Pelegrinët e parë fillojnë të ngjisin Malin e Tomorrit në datën 20 gusht, ndersa festa vijon deri në datë 25. Dita kulmore është 22 gushti, kur besimtarët ndezin qirinj dhe luten dhe pranë varrit të Abaz Aliut e në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten e familjen. Malin e Tomorit e vizitojnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe mijëra besimtarë të...