Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kanadaja do t’i heqë shumë prej tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane
Kanadaja do t’i heqë shumë prej tarifave hakmarrëse ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe do t’i rrisë kontaktet me Shtetet e Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare, tha të premten kryeministri kanadez, Mark Carney. Tarifat kanadeze ndaj makinave, çelikut dhe aluminit amerikan nuk do të hiqen tani për tani, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Otavë. Carney theksoi se Shtetet e Bashkuara kohët e fundit e kishin bërë të qartë se nuk do të vendosnin tarifa mbi mallrat kanadeze që ishin në përputhje me marrëveshjen tregtare tripalëshe SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA). “Në këtë kontekst, dhe në përputhje me angazhimin e Kanadasë ndaj USMCA-së, unë po njoftoj sot se Qeveria e Kanadasë tani do të përputhet me Shtetet e...