Në Borås të Suedisë do të organizohet më 18 dhe 19 prill 2026 edicioni i XV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”. Ky festival organizohet nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås dhe ka për qëllim të mbledhë poetë dhe dashamirës të fjalës së shkruar nga mbarë bota.Organizatorët ftojnë poetët të dërgojnë deri më 20 janar 2026 tre poezi të redaktuara në gjuhën amtare, të cilat nuk duhet të jenë më të gjata se 20–25 vargje. Poezitë e pranuara do të përfshihen në Antologjinë e Festivalit, e cila do të botohet me rastin e këtij edicioni.Përzgjedhja e Borås-it si vend i festivalit i jep ngjarjes një dimension ndërkombëtar, duke krijuar ura lidhjeje mes kulturave dhe duke afirmuar letërsinë shqipe në skenën botërore.Poetët e interesuar mund t’i dërgojnë krijimet e tyre në adresën elektronike: [email protected].Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në Borås të Suedisë do të organizohet më 18 dhe 19 prill 2026 edicioni i XV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”. Ky festival organizohet nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås dhe ka për qëllim të mbledhë poetë dhe dashamirës të fjalës së shkruar nga mbarë bota.Organizatorët ftojnë poetët të dërgojnë deri më 20 janar 2026 tre poezi të redaktuara në gjuhën amtare, të cilat nuk duhet të jenë më të gjata se 20–25 vargje. Poezitë e pranuara do të përfshihen në Antologjinë e Festivalit, e cila do të botohet me rastin e këtij edicioni.Përzgjedhja e Borås-it si vend i festivalit i jep ngjarjes një dimension ndërkombëtar, duke krijuar ura lidhjeje mes kulturave dhe duke afirmuar letërsinë shqipe në skenën botërore.Poetët e interesuar mund t’i dërgojnë krijimet e tyre në adresën elektronike: [email protected].
Borås pret edicionin e XV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”
