Draghi: Europa, një spektator pa zë dhe pa fuqi

Draghi: Europa, një spektator pa zë dhe pa fuqi

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi, ka shprehur kritika të forta ndaj ndikimit real të Bashkimit Evropian në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar vitin 2025 si një pikë kthese të hidhur për projektin evropian. Në një fjalim të mbajtur së fundmi në Itali, Draghi deklaroi se ngjarjet e këtij viti kanë shuar përfundimisht iluzionin se pesha ekonomike e BE-së mjafton për të garantuar fuqinë dhe ndikimin e saj global. “Viti 2025 do të hyjë në histori si viti kur u zhduk ky iluzion,” tha Draghi. Sipas tij, dobësimi i Evropës u bë i dukshëm gjatë negociatave me administratën e re të SHBA-së mbi çështjen e tarifave tregtare. “U detyruam të pranojmë tarifa të vendosura ndaj nesh nga partneri ynë më i...