Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sirena për sulm ajror në Tel Aviv
Sirena alarmi për sulm ajror janë dëgjuar sot në Tel Aviv, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka identifikuar një raketë të lëshuar nga Jemeni me drejtim drejt Izraelit. Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bënë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po punojnë për të ndërprerë kërcënimin. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të sigurta derisa situata të qartësohet.