Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Mbi 3900 ndërhyrje për shuarjen e flakëve janë regjistruar vetëm këtë vit në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të zjarreve, kryesisht në pyje dhe kullota. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se në shumicën e rasteve flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë. “Kemi rreth 3981 vatra dhe ndërhyrje për shpëtim gjithsej. Ku nga këto 3120 kanë qenë vatra zjarri në pyje dhe kullota. Pjesa më madhe e ndërhyrjeve kanë qenë në zonat me pishë, bredh, por edhe në zonat periferike të qyteteve dhe të fshatrave ku vetë banorët kanë qenë ata që kanë krijuar vatrat e zjarrit duke bërë pastrimet e pemëtarive dhe kullotave të tyre”, deklaroi drejtori i...