Si ndikojnë vezët në shëndetin e veshkave

Si ndikojnë vezët në shëndetin e veshkave

Pavarësisht bollëkut të proteinave dhe vitaminave të rëndësishme, struktura ushqyese e vezëve kërkon kujdes të veçantë tek njerëzit me funksion të dëmtuar të veshkave. Roli i vezëve në planin ushqimor të këtyre pacientëve është bërë objekt i hulumtimeve dhe rekomandimeve të reja, të cilat tregojnë rëndësinë e një qasje individuale dhe përzgjedhjeje të kujdesshme. Vezët janë një burim proteinash me cilësi të lartë, ato mbështesin shëndetin e muskujve, trurit dhe syve. Kolina, e cila gjendet në të verdhën e vezës, është e rëndësishme për zhvillimin e trurit, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Antioksidantët luteina dhe zeaksantina ndihmojnë në ruajtjen e shikimit. Me ushqyerjen e duhur, vezët mund të jenë një aleat i vlefshëm për shëndetin. Veza është jashtëzakonisht ushqyese dhe e pasur me: proteina...