Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Belind Këlliçi ka reaguar pas replikave në distancë të kryeministrit Edi Rama, me disa gjyqtarë e prokurorë. Sipas Këlliçit, Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi ndaj atyre që nuk i binden. “Autokracia si “normalitet” i ri i Edi Ramës! Edi Rama, kryeministri që e ka kthyer arrogancën në politikë shtetërore, ka sulmuar sot publikisht gjyqtarin e rradhës, Klarent Demiri, duke treguar edhe një herë fytyrën e tij autokratike dhe mllefin ndaj kujtdo gjyqtari që tregon se nuk është gjyqtar “afërmendsh”. Ky reagim i tij nuk është çështje e një dosjeje gjyqësore, por një skemë e qartë diktatoriale për të intimiduar sistemin e drejtësisë dhe për ta vënë plotësisht nën kontrollin e tij personal. Ndërsa Rama bën propagandë me spastrime karrigesh e tavolinash, si...