“Fije Trashëgimie”, një seri librash që lidhin fëmijët me rrënjët shqiptare

Një nismë e veçantë kulturore seria “Fije Trashëgimie”, seria e librave dygjuhësorë që synojnë të ruajnë gjuhën shqipe dhe të forcojnë identitetin kulturor të brezave të rinj.Autorët e kësaj serie janë Sabina Darova, ndërmjetëse kulturore e lindur në Shqipëri dhe natyralizuar italiane, dhe Ornella Darova, e bija, e lindur në Itali dhe e lidhur thellësisht me rrënjët shqiptare. Nëna dhe bija kanë vendosur të bashkojnë përvojat dhe pasionin e tyre për të sjellë një produkt që është njëkohësisht edukativ dhe emocionues.“Jemi nënë e bijë, dy breza të ndryshëm migruese. Me këta libra duam t’i japim fëmijëve mjetin për të mësuar gjuhën dhe për të ndërtuar një identitet të fortë dygjuhësh e multikulturor,” – thotë Ornella.Seria është konceptuar si një urë mes gjuhëve, kulturave dhe brezave. Librat nuk janë thjesht mjete gjuhësore, por histori të gjalla ku fëmijët zbulojnë simbolet, tingujt dhe bukurinë e trashëgimisë shqiptare.Deri tani janë botuar katër versione të dy titujve të parë:Këta tituj janë të disponueshëm me protagonistë djalë ose vajzë, në dy kombinime gjuhësh: shqip-italisht dhe shqip-anglisht.“Këta libra nuk janë vetëm për fëmijët shqiptarë në diasporë, por për çdo familje që beson tek vlera e dialogut mes kulturave. Ata i ndihmojnë të vegjlit të rriten në harmoni me rrënjët e tyre dhe botën përreth,” – thekson Sabina.Autorët njoftojnë se janë në punë për tituj të rinj, me synimin për ta zgjeruar më tej këtë seri unike që i jep zë gjuhës shqipe dhe e vendos atë në dialog të gjallë me gjuhë të tjera.Më shumë informacion mbi librat dhe mundësitë e blerjes gjenden në faqen zyrtare të projektit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një nismë e veçantë kulturore seria “Fije Trashëgimie”, seria e librave dygjuhësorë që synojnë të ruajnë gjuhën shqipe dhe të forcojnë identitetin kulturor të brezave të rinj.Autorët e kësaj serie janë Sabina Darova, ndërmjetëse kulturore e lindur në Shqipëri dhe natyralizuar italiane, dhe Ornella Darova, e bija, e lindur në Itali dhe e lidhur thellësisht me rrënjët shqiptare. Nëna dhe bija kanë vendosur të bashkojnë përvojat dhe pasionin e tyre për të sjellë një produkt që është njëkohësisht edukativ dhe emocionues.“Jemi nënë e bijë, dy breza të ndryshëm migruese. Me këta libra duam t’i japim fëmijëve mjetin për të mësuar gjuhën dhe për të ndërtuar një identitet të fortë dygjuhësh e multikulturor,” – thotë Ornella.Seria është konceptuar si një urë mes gjuhëve, kulturave dhe brezave. Librat nuk janë thjesht mjete gjuhësore, por histori të gjalla ku fëmijët zbulojnë simbolet, tingujt dhe bukurinë e trashëgimisë shqiptare.Deri tani janë botuar katër versione të dy titujve të parë:Këta tituj janë të disponueshëm me protagonistë djalë ose vajzë, në dy kombinime gjuhësh: shqip-italisht dhe shqip-anglisht.“Këta libra nuk janë vetëm për fëmijët shqiptarë në diasporë, por për çdo familje që beson tek vlera e dialogut mes kulturave. Ata i ndihmojnë të vegjlit të rriten në harmoni me rrënjët e tyre dhe botën përreth,” – thekson Sabina.Autorët njoftojnë se janë në punë për tituj të rinj, me synimin për ta zgjeruar më tej këtë seri unike që i jep zë gjuhës shqipe dhe e vendos atë në dialog të gjallë me gjuhë të tjera.Më shumë informacion mbi librat dhe mundësitë e blerjes gjenden në faqen zyrtare të projektit.