Gara për super armët që Putin thotë se i shndërron objektivat në hi

Gara për super armët që Putin thotë se i shndërron objektivat në hi

Nga Frank Gardner, BBC Duke ndriçuar nën diellin e vjeshtës në një shesh parade në Pekin, raketat e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit lëviznin ngadalë përpara turmës mbi një flotë kamionësh gjigantë me kamuflazh. Me profil të mprehtë si gjilpërë, me gjatësi 11 metra dhe peshë 15 tonë, secila mbante shkronjat dhe numrat: “DF-17”. Kina sapo i kishte prezantuar botës arsenalin e saj të raketave hipersonike Dongfeng. Kjo ndodhi më 1 tetor 2019, në një paradë për Ditën Kombëtare. SHBA ishte tashmë e vetëdijshme se këto armë ishin në zhvillim, por që nga ajo kohë Kina ka ecur me shpejtësi në përmirësimin e tyre. Falë shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke udhëtuar me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit, ato përbëjnë një armë të frikshme, aq...