Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Kreu i NATO-s u bëri thirrje këtë të premte vendeve perëndimore që të ofrojnë garanci të “forta” sigurie për Ukrainën, me qëllim që Rusia të respektojë çdo marrëveshje të mundshme paqeje dhe të “mos guxojë kurrë më” të pushtojë Ukrainën. Këtë deklaratë Mark Rutte e bëri gjatë një vizite në Kiev, ku u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Çështja e garancive të mundshme të sigurisë për Ukrainën ka qenë pika kryesore e përpjekjeve më të fundit diplomatike të udhëhequra nga SHBA-të për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka hyrë në vitin e katërt. “Garancitë e forta të sigurisë do të jenë thelbësore dhe për këtë po punojmë aktualisht për t’i përcaktuar,” tha Mark Rutte. Presidenti amerikan Donald...