Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vapa rrit importet e energjisë, KESH shpenzon mbi 36 milionë euro vetëm në gusht
Vapa po shton konsumin duke rritur importet e energjisë elektrike. Vetëm gjatë gushtit, Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka blerë nga vendet e tjera gati 278 mijë megavat-orë energji elektrike me vlerë pak më shumë se 36.6.5 milionë euro. Çmimi mesatar për një megavat-orë përllogaritet në rreth 132.7 euro. Marrë që nga fillimi i vitit, KESH ka blerë mbi 137 milionë euro energji elektrike, 90 milionë më tepër se janar-gushtin e një viti më parë. Kjo për shkak të mungesës së reshjeve dhe parashikimeve për vijim të thatësisë e cila pritet të shtrirë edhe në vjeshtë, kombinuar me nevojën e shtuar nga turizmi. Rrezet e forta të diellit kanë ulur në 1 mijë e 272 metër kub për sekondë rezervën hidrike në Kaskadën e Drinit. Në raport...