Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrau me thikë Besmir Kumrien në Divjakë, del para gjykatës 25-vjeçari Xhesion Toromëni
Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 25- vjeçari Xhesion Toromëni, autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjecari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Menjëherë pas krimit autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës , poru kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromëni e ka vrarë 32 – vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte...