Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Njëra dilte me dy fëmijët e saj, tjetra shfytëzonte mbesën për të lypur, e pësojnë dy të rejat në Berat
Dy shtetase janë proceduar nga Policia e Beratit pasi njëra dilte me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe tjetra shfrytëzonte mbesën për të lypur. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. U., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi u konstatua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, duke lypur, si dhe për shtetasen M. M., 27 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u konstatua duke shfrytëzuar për të lypur, mbesën e saj të mitur. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.