Vrau bashkëfshatarin për ujin, Xhesion Toromeni del para Gjykatës për masën e sigurisë

Këtë të premte jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria në Divjakë, tre ditë më parë.

Autori i dyshuar Xhesion Toromeni, u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Ai shkoi në lokalin ku ndodhej viktima me makinën e tij, dhe pasi u fut brenda, menjëherë i është drejtuar tavolinës ku ishte ulur 32-vjecari Besmir Kumria duke e goditur disa herë me thikë e duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit.
25-vjeçari akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i vazhdueshëm mes familjeve të tyre për një kanal vaditës në fshat.
Ndërkohë që Besmir Kumria prej disa kohësh punonte në Himarë, por kishte ardhur ne Divjakë për të përcjellë bashkëshorten e tij drejt Gjermanisë pasi kishte filluar punë si infermiere./vizionplus.tv