Alarm për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska

Alarm për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska

Kërcënimi për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska (NSRS), i cili çoi në shtyrjen e seancës së sotme, ka rezultuar i rremë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e RS. Pas kontrolleve të policisë, deputetët janë rikthyer në sallën e parlamentit për të vijuar punimet. Në rend dite është një seancë e jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet vendimi për thirrjen e një referendumi lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për t’i hequr mandatin presidencial Milorad Dodik. Dodik është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim për aktivitet politik, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH. Po ashtu, deputetët pritet të diskutojnë me urgjencë propozimin për ndryshime...