Shtatori është koha ideale për udhëtime, me mot të butë, më pak turma dhe destinacione të jashtëzakonshme për çdo shije, nga kultura në Azinë Qendrore te plazhet e qeta në Mesdhe apo aventurat në natyrë.Isle Royale, Michigan, SHBAParku më pak i vizituar në SHBA, i arritshëm vetëm me avion amfib apo traget. Shtatori ofron mot të ngrohtë për ecje, kajak dhe kamping në ishujt e egër të Lake Superior, në një mjedis të pasur me drerë, lundërza dhe ujqër.Riviera jugperëndimore e TurqisëPas pushimeve verore, bregdeti turk bëhet më i qetë, por ende i ngrohtë. Plazhet si Patara dhe Çıralı, qytetet antike dhe vendpushimet autentike si Kızkalesi ofrojnë një përzierje të relaksit me historinë.NamibiaShtatori është ideal për safari: mot i thatë, bimësi më e pakët dhe kafshë që mblidhen pranë burimeve të ujit. Parku Kombëtar Etosha është perfekt për safari, mjafton të parkosh pranë një liqeni dhe të presësh spektaklin natyror.GuajanaNjë vend i egër me ujëvara madhështore si Kaieteur, pyje tropikale, fauna të rrallë dhe kulturë indigjene. Shtatori është muaj i thatë, me xhungla të gjelbëruara dhe kushte ideale për eksplorim.Dublin, IrlandëMoti i butë i shtatorit sjell më pak turistë dhe më shumë ngjarje kulturore, përfshirë Festivalin Fringe. Kryeqyteti irlandez ofron një përzierje të pub-eve tradicionale dhe muzeve të klasit botëror.Malet Altai, MongoliFestivalet tradicionale të gjuetarëve me shqiponja në Ulgii dhe Altai janë një eksperiencë unike. Vizitorët mund të eksplorojnë parqe kombëtare, të hipin në kuaj dhe të flenë në jurta tradicionale.Nova Scotia, KanadaKjo provincë bregdetare ofron ushqim deti të freskët, verëra artizanale dhe fruta sezonale si mollë e boronica. Shtatori është koha më e mirë për një tur gastronomik mes vreshtave dhe fshatrave piktoreske.Deti i Kuq, JordaniTemperaturat fillojnë të bien, por kushtet për zhytje janë të shkëlqyera. Me mbi 510 lloje peshqish dhe më shumë se 30 vende zhytjeje, përfshirë anijen e mbytur Cedar Pride, kjo zonë është parajsë për adhuruesit e detit.Zelanda e ReNë fillim të pranverës, me pak turistë dhe natyrë të gjelbëruar, udhëtimi me tren është mënyra më e mirë për të parë peizazhe të mrekullueshme.Katalonja, SpanjëJashtë Barcelonës së mbipopulluar, natyra katalanase është e pasur dhe e ruajtur. Shtatori ofron mot të butë për aktivitete në natyrë: kajak në Grykën Mont-rebei, rafting në lumin Noguera, ose ecje në Parkun Aigüestortes.Nëse po kërkoni aventurë, qetësi apo kulturë këtë shtator, këto dhjetë destinacione premtojnë udhëtime të paharrueshme. / Lonely PlanetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Destinacionet më të mira për të vizituar në shtator 2025
