Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Derbi i çudirave, Tirana e vendit të fundit i jep leksion Partizanit pretendent
                            Tirana e vendit të fundit ka mundur Partizanin pretendent për titull me rezultatin 3-0. Ndeshja foli vetëm për bardheblutë që morën një fitore të çmuar në derbin e kryqytetit, duke iu bashkuar Teutës me 35 në vendin e tetë. Ishte Zharmuni ai që me dy gola në minutat 19-të dhe 41-të  tronditi të kuqtë që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë “demat” ishin sërish të paqartë dhe pak konkretë, ndërsa skuadra e Shkëmbit realizoi edhe të tretin në minutën e 69-të. Në minutën e 88-të Keko shënoi golin e nderit për Partizanin, por edhe ai u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. REZULTATI: TIRANA 3-0 PARTIZANI Jarmouni 20′, 41′, Ernest 68′ RENDITJA:   Top Channel