Pse burrat malësorë e mbanin natën cigaren ndezur?

Pse burrat malësorë e mbanin natën cigaren ndezur?

Në shoqërinë shqiptare të së kaluarës dhe të ditëve tona drita e cigare s së ndezur ka rrezatuar simbolikisht mesazhe të shumëllojshme. Kur burrat rrugëtonin natën mbanin ndezur duhanin dhe kjo tregonte se nuk ishin të përfshirë në veprimtari kriminale ose siç thuhej “nuk i binin askujt në qafë”, “nuk shkonin në shtigje të liga”. Madje në mendësinë e shqiptarëve “shkalla” e fortësisë së duhanit shprehte “shkallën” e burrërisë së burrave. Ata që pinin duhan të fortë konsideroheshin më të qëndrueshëm në mbajtjen e fjalës si dhe burra më për të qënë në krahasim me ata që pinin duhan më të butë. Por, sipas mendësive mbisunduese në shoqërinë tradicionale shqiptare ndezja e duhanit në rrethana të caktuara mund edhe ta ekspozonte burrin përballë keqbërësve, të...