“Operacionalja” aksion në Korçë, arreston Ramadan Zoton, 43-vjeçari plagosi dy persona në Sarandë një muaj më parë

“Operacionalja” aksion në Korçë, arreston Ramadan Zoton, 43-vjeçari plagosi dy persona në Sarandë një muaj më parë

Ramadan Zoto (Canaj), 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa akuza është arrestuar ditën e sotme në qendër të Korçës nga Forcat Operacionale. Zoto ishte shpallur në kërkim gjithashtu pas ngjarjes së ndodhur më 17 korrik në Sarandë, ku mbetën të plagosur dy persona, Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç. Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku mëson se Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto ka qenë nën vëzhgim dhe dyshohet se po kërkonte të kalonte kufirin drejt Greqisë. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në automjetin e  Ramadan Zotos. Lidhur me ngjarjen e 17 korrikut, uniformat blu vunë në pranga vëllanë e Zotos,  Erjon Canaj. Ramadan Zoto dyshohet se qëlloi me armë zjarri në  drejtim të Ernest...