VIDEOLAJM: Si u zgjua “i zhytur” në ujë qyteti i Durrësit

Këtë të premte, 22 gusht, Tirana dhe Durrësi u përballën me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përkohësisht përmbytje në disa rrugë, të cilat po lirohen gradualisht nga uji.
Reshjet e shiut krijuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, ka siguruar disa pamje nga qyteti i Durrësit.