“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës

“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i kishte lënë Faik Konica. Libri “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, është botim i shtëpisë botuese “Erik”, i përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi. Mes 544 letrave është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës. Një pjesë e tyre është botuar në të përditshmen DITA. Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit: “Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet...