Dogji një sipërfaqe me ullinj pas konfliktit me bashkëfshatarin, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

Dogji një sipërfaqe me ullinj pas konfliktit me bashkëfshatarin, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Selencië për zjarrvënie. Policia thotë se Elvis Bylyshi ka ndezur zjarr qëllimisht ditën e djeshme në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, dhe për pasojë është djegur një sipërfae toke me ullinj. Sipas policisë, nga zjarri u rrezikuan edhe bagëtitë e imëta të bashkëfshatarit. “Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin: E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin...