Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dodik vërshëllehet në mes të ndeshjes së basketbollit, thirrje edhe kundër Vuçiç
Ndeshja miqësore e basketbollit mes Serbisë dhe Sllovenisë, e zhvilluar së fundmi, pritej me interes të madh nga publiku, kjo edhe për shkak pasi në dy ekipet merrnin pjesë edhe disa yje të NBA. Por eventi u shoqërua edhe me momente politike dhe protesta të hapura nga tifozët në tribuna. Dhe kjo u shkaktua pasi në shkallë u pa ish-presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit është në qendër të skandaleve. Teksa Dodik, po lëvizte në pushim të ndeshjes ai u pa nga publiku dhe menjëherë u përball me thirrje "pumpaj", një shprehje që tashmë është kthyer në simbol të protestave kundër pushtetit aktual në Serbi. Situata u tensionua më tej kur, pas rikthimit të Dodikut në tribunë, tifozët shpërthyen në...