Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara
Treguesi i eficiencës së energjisë në ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi hap pas në 2024 edhe pse ulja në raport me 2023-in ishte thuajse e papërfillshme. Gjithsesi Enti Rregullator i Energjisë u kërkon ndërmarrjeve të shohin me kujdes arsyet nga ka ardhur kjo situatë për ta përmirësuar atë në vazhdim.“Ky tregues është veçanërisht i ndjeshëm, pasi kostot e energjisë elektrike zënë pjesën më të madhe të kostove totale operative (O&M) në sektorin e ujit. Për vitin 2024, mesatarja sektoriale e eficencës së energjisë është në nivelin 0.66 kWh/m³, duke reflektuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 (0.63 kWh/m³)” nënvizoi ERRU.Sipas raportit të performancës kostot e energjisë ishin 23.2 për qind e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes që kanë ujësjellësit, një nivel ky i konsiderueshëm...