Pjesë e një rrjeti trafiku, arrestohet 27-vjeçari shqiptar/ Në makinë dhe banesë i gjenden mbi…

Pjesë e një rrjeti trafiku, arrestohet 27-vjeçari shqiptar/ Në makinë dhe banesë i gjenden mbi…

Një 27-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë u arrestua nga karabinierët e Perugia, me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku në zonë, ai u lokalizua dhe prangos në një parking, ndërsa po drejtonte makinën. Karabinierët e kapën menjëherë pasi shqiptari i shiti dozën e radhës me kokainë një klienti. Brenda makinës, oficerët gjetën edhe 9 pako kokaine, me peshë afërsisht 6 gramë dhe 245 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës. Por një kontroll i mëvonshëm i shtëpisë zbuloi 96 pako të tjera kokaine, një peshore precize, materiale paketimi dhe 4645 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, informon media italiane. Sasia e kokainës së sekuestruar sugjeron një numër të konsiderueshëm...