Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rritet interesi për shkollat profesionale
Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren në Durrës. Shkolla shtetërore “Beqir Çela” ka regjistruar më shumë nxënës krahasuar me një vit më parë. Ky trend tregon se të rinjtë, por edhe institucionet, po i japin përparësi profesioneve konkrete që kërkohen në treg. “Regjistrimet janë në një nivel më të lartë se sa viti i kaluar. Janë rreth 40 nxënës më shumë se një vit më herët. Kjo tregon për një interes të shtuar sa i përket arsimit profesional dhe një vëmendje e shtuar tashmë nga instancat, nga qeveria dhe nga gjithë organizmat e tjerë që orientojnë drejt arsimit profesional”, tha Fatmir Mërkuri, drejtori i shkollës profesioanel “Beqir Çela”. Por kush e mban peshën më të madhe të regjistrimeve? “Peshën më të madhe...