EMRI / 49-vjeçari vjedh një makinë në Belsh, arrestohet nga Policia

EMRI / 49-vjeçari vjedh një makinë në Belsh, arrestohet nga Policia

Një 49-vjeçar, banues në Belsh, ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se vodhi një automjet. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi që bëri kallëzim në Komisariat, e kishte marrë makinën me qira. Policia ka gjetur automjetin e vjedhur, ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Cërrik-Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes dhe gjen automjetin e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen...