Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare. Ai e cilëson këtë spital si një nga investimet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. “QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në Facebook.