Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Eurodeputeti flet për përkeqësim të krizës nën regjimin Vuçiç: Serbia po jeton në gjendje të jashtëzakonshme, bllokim institucional i thellë
Eurodeputeti Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, paralajmëroi të mërkurën se Serbia ndodhet prej kohësh në një gjendje të jashtëzakonshme, pavarësisht se nuk është shpallur zyrtarisht. Ai e përshkroi situatën si një “bllokim institucional”, ku mekanizmat standardë demokratikë për zgjidhjen e konflikteve të brendshme nuk funksionojnë. Sipas Picula, situata ka degraduar që pas tubimit masiv më 18 qershor, kur regjimi i Aleksandar Vuçiç filloi të përdorte forcën në mënyrë të shtuar, duke rritur seriozisht rrezikun e dhunës. Ai shprehu frikën se kjo përshkallëzim mund të çojë në viktima të tjera, duke rikujtuar 16 personat që humbën jetën më 1 nëntor të vitit të kaluar nga shembja e një tende. Eurodeputeti kritikoi mungesën e unitetit në Bashkimin Evropian për të ushtruar presion mbi Vuçiç,...