Strategji vendimmarrjeje nga një kampione bote në poker

Annie Duke, kampione bote në poker dhe shkencëtare kognitive, e përmbledh suksesin në jetë në dy faktorë: fatin dhe cilësinë e vendimeve.Fatin nuk e kontrollojmë, por mund të përmirësojmë mënyrën si vendosim, dhe sa vendime më të mira të marrim, aq më të mëdha janë gjasat për rezultate pozitive.Shumë njerëz mbeten të bllokuar nga frika e gabimit, ndjenja e dështimit ose nevoja për qëndrueshmëri. Kjo i mban në situata që nuk i bëjnë të lumtur, thjesht për të shmangur dhimbjen e pranimit të një zgjedhjeje të gabuar.Duke sugjeron një teknikë kyçe: “udhëtimi mendor në kohë”, të imagjinosh veten në të ardhmen dhe të mendosh si do të ndihesh pas një viti në secilin skenar. Kjo distancë psikologjike ndihmon të shohësh më qartë dhe të marrësh vendime që favorizojnë “veten e ardhshme”.Një shembull: një mjeke, e pakënaqur prej pesë vitesh, kishte 0% gjasa të ishte e lumtur në punën aktuale pas një viti, por 50% në një të re. Ky krahasim e bëri të largohej menjëherë. Duke nënvizon se distanca mund të krijohet edhe duke pyetur “Çfarë do t’i këshilloja dikujt tjetër në këtë situatë?” ose duke kërkuar mendimin e një mentori.Ajo kritikon faktin që vendimmarrja nuk mësohet në shkolla, ndonëse është thelbësore për jetën. Ndërsa lëndë si trigonometria janë të nevojshme për disa profesione, nxënësit rrallë mësojnë koncepte si të menduarit me probabilitet, ndjenja e kontrollit mbi vendimet, apo njohja e prirjeve mendore që na çojn në marrjene  vendimeve te gabuara.Këto mund të përshtaten sipas moshës, nga lojërat me letra për fëmijët e vegjël, te parashikimi dhe analiza e informacionit për gjimnazistët.Për ta përhapur këtë kulturë, Duke dhe bashkëshorti i saj kanë krijuar një organizatë që synon integrimin e edukimit për vendimmarrje në shkollat amerikane. Nga një punonjës, kompania sot numëron gati 40, ka departamente edukimi, kërkimi dhe politikash publike, si dhe 12 milionë dollarë në grante për të zhvilluar kurrikula dhe bazë shkencore për këtë lloj edukimi.Synimi: t’i mësohet çdo fëmije se si të marrë vendime më të mira, veçanërisht në një epokë ku inteligjenca artificiale po ndryshon ekosistemin e informacionit.Mesazhi i saj është i thjeshtë por i fuqishëm: sa më të mirë të bëhemi në marrjen e vendimeve në kushte pasiguriw, aq më të suksesshëm dhe të lumtur do të jemi, dhe ndoshta do të fitojmë më shpesh edhe në poker. / Psychology Today, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.