Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ndan pamjet nga Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi
Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi i është vënë Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, e cila është drejt përfundimit. Rama shkruan se për këtë spital, po punohet për detajet e fundit për finalizimin e tij. Sakaq, kreu i qeverisë e cilëson këtë spital si një nga investimet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. “QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në rrjete sociale.