“Kryeqyteti” i Rripit të Gazës/ Nga një histori mijëvjeçare në shkatërrim pothuajse total

“Kryeqyteti” i Rripit të Gazës/ Nga një histori mijëvjeçare në shkatërrim pothuajse total

Artikull i Corriere della Sera Ne e njohim si Qyteti i Gazës, por emri arab është Medinat Ghazzah. Në gjuhët semite, Gaza do të thotë “i fortë” ose “i egër”, ndërsa egjiptianët e lashtë e quanin “Ghazzat”, që do të thotë “i çmuar”. Qyteti më i madh dhe më i populluar në Rrip, edhe një herë në vijën e frontit, u quajt gjithashtu “Ghazzat Hashem” në nder të Hashimit, stërgjyshit të Muhamedit, i cili, sipas traditës, është varrosur atje. Para tetorit 2023, rreth 750 mijë njerëz jetonin në një sipërfaqe prej 45 kilometrash katrorë, afërsisht 9 mijë e 983 banorë për kilometër katror. Gjatë armëpushimit të fundit në janar, 800 mijë burra dhe gra u kthyen në atë që ka mbetur nga qyteti, në ndërtesat e tij të shkatërruara,...