Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidenti tragjik në Greqi/ Humbën jetën 3 shqiptarë, merret në hetim shoferi bullgar, ja për çfarë akuzohet
Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Rodopit ngriti akuza për vrasje të paqëllimshme, dëmtim të rrezikshëm nga neglizhenca dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit kundër shoferit bullgar të përfshirë në aksidentin fatal rrugor mesditën e të hënës, në autostradën Egnatia , pak para pikës së pagesës së Iasmos. Prokurori shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Komotinit, ku shoferi i kamionit po trajtohet nën kujdesje në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sapo t’ia lejojë shëndeti, do të dalë para hetuesit për të dëshmuar në lidhje me rrethanat e aksidentit fatal. Aksidenti tronditës rrugor ndodhi të hënën në mesditë, kur, në rrethana të panjohura deri më tani, një makinë pasagjerësh që po ecte 600 metra larg...