Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe, ofron shpërblim për kapjen e Maduros

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe, ofron shpërblim për kapjen e Maduros

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e një force të konsiderueshme ushtarake pranë brigjeve të Venezuelës dhe ka dyfishuar shpërblimin për kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro në 50 milionë dollarë. Trump ka autorizuar vendosjen e një armade amfibe që përfshin tre shkatërrues me raketa të telekomanduara – USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, si dhe anijet USS San Antonio, USS Iwo Jima dhe USS Fort Lauderdale, të pajisura për zbarkime me helikopterë dhe me një kontingjent prej 2,200 deri në 4,500 marinsa. Pritet që këto njësi të kenë arritur tashmë në rajon. Lëvizja ushtarake është paraqitur nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e luftës kundër...